TIRANË- Biznesmeni i ndërtimit Tefik Hyka i ka shpëtuar një atentati mafioz sot në Tiranë. Ai është qëlluar me armë ndërsa po pinte kafe në një lokal pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.

Por ndonëse në momentet e para u fol për vrasje, “BalkanWeb” sjell dëshminë e mjekut që thotë se biznesmeni është i plagosur rëndë por me ndërgjegje. Mjeku thotë se ai ka marrë dy pumba.

“Ka marrë një plumb në kraharor e një në kokë, në skalp. Gjallë është me ndërgjegje”, ka thënë mjeku.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: