TIRANE– Ish-deputeti demokrat Eduard Selami ka sqaruar të vërtetën rreth njoftimeve në media për një takim me kreun në detyrë të PD-së, Lulzim Basha në selinë blu. Selami tha se nuk ka zhvilluar takim me Bashën, por me grupin e punës në PD që po merret me organizimin e zgjedhjeve në parti. “Nuk u takova me Bashën, takova grupin e punës në PD”- tha Selami pasi doli nga selia e PD.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se Eduard Selami pritet të japë një deklaratë per mediat sot në orën 17:30 në selinë e PD.

Kujtojmë se pasi Basha njoftoi ngrirjen e funksioneve të tij një ditë më parë dhe hapjen e garës për kreun e ri të PD, Eduard Selami me anë të një statusi në profilin e tij në “Twitter” shpalli kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike.

“Me efekt të menjëhershëm, kam vendosur të ngrij të gjitha funksionet e mia organizative si kryetar i PD dhe tua delegoj dy nënkryetarëve dhe sekretarit të përgjithshëm për të organizuar me fuqi të plotë vendimmarrëse garën për kryetarin e PD sipas parimit një anëtar një votë. Unë kam projektin tim, do ta vlerësojnë demokratet ne një gare te hapur te ndershme dhe te barabarte. Gjeja me e lehte për mua do te ishte te largohesha por e di se cfare ka ndodhur…jo duke ikur por duke luftuar deri ne fund me demokratet dhe per ta”, tha Basha një ditë më parë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb