TIRANE- Pas gjobës prej 50 mijë lekë të reja që mori sot nga Gjykata e Lartë, pas akuzave për shpifje ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka thyer heshtjen. Në një prononcim për ‘BalkanWeb’, Paloka pohoi se Gjykata e Lartë është vënë në presion nga bosi i Tahirit.

Demokrati shkoi më tej me akuzat, ndërsa theksoi se mbarë opinioni publik dhe ndërkombëtar tregojne me gisht qeverinë Rama dhe Saimir Tahirin si autor të kanabizimit të Shqiperisë.

REAGIMI I PALOKËS
Ne nje kohe qe gjithe opinioni publik shqiptar dhe nderkombetar tregojne me gisht qeverine Rama dhe drejt per drejt Sajmir Tahirin si autor te kanabizimit te Shqiperise dhe lidhjeve me krimin. Kur dhe Fatmir Xhafa si ministri qe zevendesoi Tahirin, e drejtoi gishtin tek Sajmir Tahiri. Gjykata e Larte e vene nen presion nga bosi i Tahirit merr vendime te tilla. Kjo eshte arsyeja pse ne nuk lejojme e nuk do te lejojme qe drejtesia te mbetet ne duart e Rames dhe kujtdo pushtetari tjeter. Shkeputja e lidhjeve te qeverise me krimin, jane nje nga arsyet madhore pse ne protestuam dhe realizuam qeverine teknike. Fitorja e PD ne 25 qershor do te jete mbyllja e historise se republikes se vjeter dhe fillimi i asaj qe pret cdo shqiptar; Republika e re.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: