MAQEDONI- Një shqiptar zgjidhet për herë të parë kryetar i Kuvendit të Maqedonisë. Shumica parlamentare në Maqedoni LSDM, BDI LR PDSH dhe Besa ka zgjedhur me shumicë votash kreun e kuvendit i cili është Talat Xhaferi nga BDI. I pari që ka uruar Talatin është pikërisht Zoran Zaev, lideri i LSDM.

Talat Xhaferi nga radhët e BDI-së, ka dhënë betimin e tij si Kryetar i këtij insticioni.

Zgjedhja e tij si kryetar Kuvendi është bërë mes kontestimesh të shumta nga pakica, ndërkohë që në sallë kanë hyrë me dhunë edhe protestues të nxitur nga VMRO DPMNE.

Xhaferi: Si kryetari i Kuvendit nuk do të lejojë uzurpimin e institucioneve
Kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, pas marrjes së besimit të shumicës parlamentare, ka dhënë edhe betimin solem, njofton Telegrafi Maqedoni.

Xhaferi u është drejtuar të pranishmëve dhe qytetarëve të vendit duke thënë se nuk do të lejojë që të uzurpohen institucionet e vendit.

“Qytetarë të nderuar të Republikës së Maqedonisë, edhe pse për herë të parë në këto kushte zgjedhet kryetar i Kuvendit të Maqedonisë, i vetëdijshëm për detyrën historike që e pranoj, zotohem se do jem kryetar që do të punojë në bazë të ligjit dhe Kushtetutës. U falenderoj për besimin që më keni dhënë. Si kryetar i zgjedhur edhe në këto rrethana, në asnjë mënyrë nuk do të lejoj uzurpimin e institucioneve”, deklaroi Talat Xhaferi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb