SARANDË- Një turist nga Polonia ka humbur jetën ndërsa ka qenë me pushime në bregdetin e Ksamilit.

Sipas informacioneve të para nga policia, dje në qendrën shëndetësore Ksamil është shoqëruar nga familjarët shtetasi polak F.S., 66 vjeç.

Mësohet se 66-vjeçari ka qenë me probleme kardiake dhe nuk ka mundur të mbijetojë. Nuk dihet ende nëse turisti e ka marrë ndihmën e duhur mjekësore.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ky nuk është turisti i parë i huaj që humb jetën në Shqipëri. Më herët një turiste ruse (16 vjeçe) humbi jetën në Ksamil pasi u godit për vdekje duke notuar në det nga një skaf. Ndërsa në Golem një turist sllovak humbi jetën duke u mbytur në det.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb