DURRËS- Presidenti i zgjedhur, ish-kreu i LSI-së Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Meta dhe deputeti i LSI-së Lefter Koka kanë falënderuar votuesit e LSI-së në Durrës. Ndërkaq, Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka paralajmëruar se shumë shpejt do të zbardhet e vërteta e 25 qershorit, raporton “BalkanWeb”.

“Mirënjohës të gjithë votuesve të LSI në Durrës e Shqipëri. Shumë shpejt do zbardhet e vërteta e 25 qershorit. Votuesit heroikë të LSI shpëtuan demokracinë dhe të ardhmen e vendit. Krenar që kam punuar me ju”, iu është drejtuar Kreu i Kuvendit votuesve durrsakë.

Qarku i Durrësit, i cili prodhon 14 mandate deputetesh mbyll procesin e numërimit. Nga numërimi i 460 kutive, ky qark ka prodhuar 8 deputetë për PS, 4 për PD, 2 LSI.

LSI arriti të merrte 2 deputetë në Durrës, Nora Malajn dhe Lefter Kokën, PS mori 8 mandate dhe PD-4 mandate.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: