DURRËS- Gjashtë ditë pas kapjes së 613 kg kokainë në kontejnerin e bananeve të ardhur nga Kolumbia, ekspertë të DEA-s amerikanë kanë mbërritur në Portin e Durrësit.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportuan për “BalkanWeb” se katër specialistë nga Qendra antidrogë e Ballkanit në Athinë kanë mbërritur në Durrës për të hetuar drogën, duke nisur verifikimet për procedurën e kapjes së 613 kg kokainë.

Ekspertët kanë kontrolluar procedurat e policisë, doganës e skanerit. Burime nga porti kanë bërë me dije se specialistët janë parë në terminalin e kontejnerëve.

Në krye të grupit të DEA-s është Yannis Rachovitsas, raportoi gazetarja Haxhiaj për “BalkanWeb”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: