TIRANE- Partia Demokratike ka zyrtarizuar sot kandidatit për Bashkinë e Kavajës. Ashtu siç u fol edhe më herë, kandidati zyrtar Isa Sakja, ndërsa ‘BalkanWeb’ mëson se ai aktualisht mban postin e kryetarit të degës së PD-së Kavajë. Ndërkohë, edhe LSI shpalli dje kandidatin e saj, Maksim Kona.

Nga ana tjetër, nuk dihet nëse Partia Socialiste do të paraqesë të njëjtin kandidat, që ishte edhe për zgjedhjet e 7 Majit, ajo e Klodian Shehit.

Ndërkohë, pritet që gara të jetë e ashpër, pasi LSI më herët nuk pranoi të ishte pjesë e këtyre zgjedhjeve, të cilat i konsideroi farsë pa praninë e opozitës. Por pas marrëveshjes së lidhur mes PS-PD, opozita vendosi të futej në zgjedhjet parlamentare dhe në ato për kryetar Bashkie në Kavajë, pas largimit të Elvis Rroshit. Ndonëse zgjedhjet për kryetar bashkie të këtij qyteti ishin planifikuar që më 7 maj, ata u anuluan, ndërsa tashmë datë e re kur do të votohet për pushtetin lokal, është ajo e 25 qershorit, e njëjta edhe me zgjedhjet parlamentare.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb