TIRANE– I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është pyetur nëse do ketë koalicion më Ramën pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Basha tha i prerë se nuk do ketë koalicion me Ramën pas zgjedhjeve dhe sipas tij republika e vjetër është në ditët e saj të fundit.

Basha: Nuk ka qeverisje me Edi Ramën, republika e vjetër është në ditët e saj të fundit.

Çani: Nuk e ke thënë asnjëherë këtë, në çdo studio të kanë pyetur, të kanë thënë mund të ketë një qeveri të përbashkët, një koalicion të madh Lul Basha, Edi Rama, pra PS-PD, për të kryer ca reforma disa reforma të rëndësishme për vendin dhe ti s’ke thënë asnjëherë jo, as ai ndërkohë. Këtu po më thua që s’do ketë qeveri të përbashkët?

Basha: Nuk është e vërtetë kjo që the. Që prej fillimit kam thënë unë kam koalicionin tim. Kjo që po ndodh në Shqipëri është një bashkim i madh qytetar kundër të keqes, dhe e keqja mban stampën e Edi Ramës dhe Ilir Metës. Republika e vjetër do të zmbrapset. Vota për mua kryeministër është vota për programin tim ekonomik, jo premtime në hava.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb