ITALI – Një sasi e madhe marijuane që vinte nga Shqipëria me destinacion Italinë, është sekuestruar ditën e sotme nga Guardia di Finanza në plazhin e Promontorios.

Gomonia, që ishte e ngarkuar me thasë plastikë që përmbanin plot 2.2 ton marijuanë, ishte braktisur mes shkëmbinjve afro 15 metra larg bregut të detit, shkruan LaFoggiaToday.

3-22

Në gomone ndodheshin 57 pako marijuanë, që arrinin vlerën e 20 milionë eurove sipas autoriteteve italiane.

Gomonia ishte rreth 8 metra e gjatë dhe ishte pajisur me dy motorë të fuqishëm për të bërë të mundur transportimin e shpejtë. Duke qenë se autorët u larguan pa lënë gjurmë, policia italiane po kërkon bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare për kapjen e tyre.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: