TIRANE– Një makinë është përfshirë nga flakët teksa ishte duke ecur në kryeqytet.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur para pak minutash në bulevardin “Bajram Curri”, pranë kryqëzimit të shkollës “Vasil Shanto”.

Mjeti i përfshirë nga flakët është një ‘Audi A8’, ndërsa drejtuesi ka hapur krahun dhe ka dalë me shpejtësi sapo ka konstatuar zjarrin.

Si pasojë e ngjarjes nuk ka të lënduar, ndërsa makina është dëmtuar ndjeshëm. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes.

Shërbimi zjarrfikës dhe forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: