TIRANE- Në një kohë kur në Pallatin e Kongreseve dy liderët politikë, kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati, Lulzim Basha janë ulur në një tryezë për diskutimin e marrëveshjes, presidenti i ri i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një takim kokë me kokë me Sali Berishën.

“BalkanWeb” mëson se ka qenë Meta ai që ka shkuar tek zyra e ish-liderit të PD-së, ku kanë biseduar sëbashku për rreth 30 minuta.

Sakaq, deri më tani nuk dihen detaje nga takimi në fjalë. Gazetarja Elda Menga raporton për ‘BalkanWeb’ se pas takimit me Berishës, Meta është ndalur për të drekuar pranë zyrës së Berishës, ku i pranishëm është botuesi Fari Balliu. ‘BalkanWeb’ mëson se pak minuta më vonë tryezës i është bashkuar dhe kreu i LSI-së Petrit Vasili. Sakaq, në zyrën e Berishës ka shkuar kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Ndërkohë, paralelisht, Rama po mban një takim që prej orës 10:00 me kryedemokrati Basha, ku po vazhdohet më tej me bisedimet rreth marrëveshjes së arritur dje, ku palët pranuan 100% paketën ‘McAllister’.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb