TIRANË- Fushata elektorale po prodhon reagime të ndryshme nga forcat parlamentare që i kanë shpallur ‘luftë’ njëra-tjetrës, të paktën verbalisht.

Zëvendëskryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i është përgjigjur deklaratës së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili i dha një mesazh kreut të Kuvendit Ilir Meta, duke e akuzuar se ka hedhur baltë me të por se pas zgjedhjeve do bëhet për masazh koke.

Kryemadhi i ka dhënë një këshillë Tahirit. “Përshëndes Saimir Tahirin me këngën “Mos pi mall, bëj palestër” ? ???? Suksese në jetë, dhe shihemi më 26 Qershor”, shkruan Kryemadhi.

Kryemadhi fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: