Administratori teknik i OSHEE, Haki Mustafa, i emëruar pas marrëveshjes Rama-Basha ka urdhëruar sot pezullimin e dy drejtuesve të kompanisë OSHEE në rrethe. Lajmi bëhet i ditur nga vetë OSHEE, e cila sqaron se dy drejtuesit janë pezulluar pasi morën pjesë në fushatë. Po kështu janë emëruar menjëherë dy drejtuesit e rinj.

Dy zyrtarët e pezulluar janë, Bukurosh Maci, me detyrë drejtori i Drejtorisë Rajonale të OSHEE Elbasan dhe z. Ndue Nikolli me detyrë shef i agjencisë OSHEE Pukë, me motivacionin “Për pjesëmarrje në fushatë”.

Sipas OSEE-së, arsyeja e këtij vendimi është bazuar në nenin 153 pika 1,2, neni 154 pika 1 e Kodit të Punës si dhe duke u mbështetur në VKM nr. 473 datë 01/06/2017 pika 2 “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”.

Po sot administratori i OSHEE-së, z.Haki Mustafa, ka komanduar Alfred Mitro në pozicionin drejtor të drejtorisë rajonale të OSHEE Elbasan dhe Admir Uruci shef i agjencisë OSHEE Pukë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: