TIRANË- Partia Demokratike ka dalë në një deklaratë për mediat duke paralajmëruar të gjithë kritikët dhe demokratët e përfshirë në debat pas humbjes së PD-së në zgjedhjet e 25 qershorit, të ruajnë etikën.

Sipas deklaratës, mendimi ndryshe, debati dhe përplasja e ideve janë vlera themelore të Partisë Demokratike, por, diskutimet duhet të zhvillohen në mënyrë reflektive, të qytetëruar dhe etike duke respektuar të drejtën dhe dinjitetin e gjithkujt, përmes frymës së bashkimit dhe gjithëpërfshirjes dhe jo përçarjes e përjashtimit.

Në deklaratën që mban firmën e dy nënkryetarëve Edi Paloka dhe Edmond Spaho thuhet gjithashtu se demokratëve u duhet bashkimi dhe jo përjashtimi. Kujtojmë se deputeti dhe sekretari i përgjithshëm i PD Arben Ristanit ka deklaruar se është shkelur statusi sepse nëse ikën kryetari e vendos sekretari i përgjithshmen se kë nënkryetar komandon.

DEKLARATA E PD
Zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike janë të hapura dhe çdo anëtar i Partisë Demokratike ka të drejtë të kandidojë. Kjo garë do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për reflektim, diskutim idesh dhe konkurrencë vizionesh për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe demokracisë në vend.

Mendimi ndryshe, debati dhe përplasja e ideve janë vlera themelore të Partisë Demokratike. Por, diskutimet duhet të zhvillohen në mënyrë reflektive, të qytetëruar dhe etike duke respektuar të drejtën dhe dinjitetin e gjithkujt, përmes frymës së bashkimit dhe gjithëpërfshirjes dhe jo përçarjes e përjashtimit.

Ndryshimet në qëndrime dhe në mendime në Partinë Demokratike zgjidhen vetëm përmes konkurrencës së kandidatëve dhe vendim-marrjes së anëtarëve.
Në lidhje me çdo pretendim, Statuti i Partisë Demokratike përcakton:

Neni 43, pika 1 dhe 2
Nënkryetarët e Partisë:
1. PDSH ka dy Nënkryetarë të cilët zgjidhen sipas përcaktimeve të Nenit 37 të Statutit.
2. Në mungesë të zgjatur të Kryetarit dhe me autorizim të tij, njëri prej tyre zëvendëson Kryetarin. Në mungesë të këtij autorizimi (Dorëheqje etj.) Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar, i cili komandon Nënkryetarin që do të drejtojë Partinë deri në vendimin përfundimtar të Kuvendit Kombëtar.

Neni 58
Afati i Zgjedhjeve:
Të gjitha organet e Partisë duhet t’u nënshtrohen zgjedhjeve të paktën çdo katër vjet.

Kryetari i Partisë Z.Lulzim Basha ka autorizuar publikisht delegimin e të gjithë vendim-marrjes organizative tek dy Nënkryetarët e PDSH dhe Sekretari i Përgjithshëm.
Zgjedhjet e fundit për Kryetari e Partisë janë zhvilluar në 22 korrik 2013.

Vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve respekton këtë afat fundor për kryerjen e zgjedhjeve të radhës më 22 korrik 2017.

Gara dhe votimi për kryetarin e PDSH do të zhvillohen në mënyrë të hapur, të ndershme dhe të barabartë.
Nga ky proces, Partia Demokratike do të dalë më e fortë dhe më demokratike për t’i paraprirë ndryshimeve të mëdha që ka nevojë vendit.

[embeddoc url=”https://balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2017/06/Scan0025-1.pdf”]

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: