TIRANE- Një disa pasi aleati i Ramës u kërkoi partive të vogla të tërhiqen nga procesi i zgjedhjeve në mënyrë që të mos kërcënohet PS, Paskal Milo, kreu i PDS ka nënshkruar një marrëveshje me LSI. Marrëveshja e bashkëpunimit vjen në një moment kur partitë e vogla janë të detyruara të garojnë veç e veç në zgjedhje.

Thelbi i kësaj marrëveshje është që LSI të garantojë monitorimin e procesit të zgjedhjeve, dhe mbrojtjen edhe të votave të Partisë Demokracia Sociale të Paskal Milos.

“Synohet një rezultatet maksimal i dy partive tona. ky është një bashkëpunim i mbështetur në vlera. Në këtë marrëveshje që ne sapo kemi nënshkruar u them të gjithë anëtarëve të PDS të shohin një garanci votash, dhe administrim të drejtë të tyre. kjo është një marrëveshje shumë e dobishme dhe model për mënyrën sesi dy parti që ndajnë vlera të përbashkëta të ndajnë perspektiva të tilla. Në kushtet ku jemi, ku s’mund të ketë koalicione, marrëveshja është një mundësi”, u shpreh Milo.

Po kështu, edhe kreu i LSI-së Petrit Vasili e cilësoi këtë marrëveshje politike si të rëndësishme për administrimin e procesit zgjedhor.

“Ndërtuam një bashkëpunim politik. LSI krahas këtij bashkëpunimi, do të kemi në fokus administrimin e zgjedhjeve, dhe që çdo rezultat nga zgjedhjet të ketë garant deri në komisionet e numërimit, LSI. Ne ecim në hullinë e një bashkëpunimi politik, dhe për të realizuar një komunikim edhe të karakterit etik e politik me qytetarët, për t’u garantuar votën”, u shpreh kreu i LSI, Petrit Vasili.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb