KURBIN – Policia ka parandaluar një konflikt mes disa banorëve të Kurbinit për për rrjetin e ujësjellësit. Me datë 20.07.2017, nga shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, falë ndërhyrjes në kohë, është bërë e mundur parandalimi i përshkallëzimit të një konflikti mes banorëve dhe një shtetasi, si dhe  sekuestrimi i disa armëve dhe municioneve.

Si rezultat u bë  arrestimi në flagrancë i shtetasit: Ndue Rica, 63 vjeç , banues në fshatin Shkopet , Kurbin

Pas ndërhyrjes për parandalimin e konfliktit, është  ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Ndue Rica,   ku gjatë kontrollit u gjetën  të fshehura në një ambient afër banesës së këtij  shtetasi , armë  zjarri e municione luftarake të  cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, konkretisht:

– 2 pushkë model 63
– 19 kapsolle detonatore
– 5 metër fitil zjarrpërcjellës
– 835 fishekë të ndryshëm ( pushke dhe pistolete) – 3 krehëra

Shtetasi Ndue Rica,  kishte konflikt me disa fqinjë të tij në lidhje me rrjetin e ujësjellësit.

Gjithashtu dyshohet se  ky shtetas ka dëmtuar rrjetin e  ujësjellësit që furnizon banorët e fshatit ku ai banon  si dhe të shtetasve me të cilët ka konflikt.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat  penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit ” dhe “Shkatërrim i rrjetit të ujësjellësit”  parashikuar nga nenet  278 dhe 159 të  Kodit Penal.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb