TIRANË- Një apartament është përfshirë nga flakët në Tiranë mbrëmjen e sotme.

zjarr tek sheshi wilson 2

“BalkanWeb” mëson se ngjarja ka ndodhur pranë sheshit “Wilson”, ndërsa ka shkaktuar panik tek qytetarët. Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

zjarr tek wilson
“BalkanWeb” ka siguruar fotot e para nga vendi i ngjarjes. Për momentin nuk dihen arsyet e rënies së zjarrit dhe as nëse ka të lënduar. Policia ka larguar banorët nga zona për të mos rrezikuar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb