LEZHË- Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ka shkuar me urgjencë në Lezhë pas përplasjes së armatosur ku mbeti i plagosur një simpatizant i LSI-së. Në një deklaratë për mediat, Meta ka treguar ‘muskujt’ duke thënë se ka ardhur në Lezhë me gjithë eskortën e tij për të mbrojtur votën e lezhjanëve. Ai ka bërë edhe një thirrje të fortë për shqiptarët.

“I thoni gjithë popullit të Lezhës se ka ardhur Ilir Meta me gjithë eskortën e vetë dhe miqtë e vet për të mbrojtur votën dhe dinjitetin e lezhjanëve. Të ngrihemi të gjithë për të dërrmuar bandat e rilindjes, bandat e drogës, bandat që duan të vjedhin, votën, dinjitetin dhe të ardhmen e lezhjanëve dhe fëmijëve të Lezhës”, ka thënë Meta.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: