KUKES- Prefekti i Kukësit Liman Morina është kallëzuar në Prokurorinë e rrethit Kukës, pasi dyshohet se ka konsumuar në zyrën e tij, veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe shit-blerjes së votës.

Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb” nga burime zyrtare të Policisë. Një qytetar pretendon përpara organit të prokurorisë dhe policisë së qarkut Kukës se ka një incizim të prefektit Morina duke i ofruar para dhe udhëzuar për votimin. Materiali është marrë në dorëzim nga Oficeri i Policisë Gjyqësore.

Ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj i ka kërkuar autoriteteve vendore të policisë së qarkut Kukës të zbardhin rastin me shpejtësi, të ndalojnë të gjitha personat e përfshirë në këtë rast flagrant të shpërdorimit të detyrës, si dhe në vijim të bashkëpunojnë ngushtësisht me prokurorinë e rrethit Kukës. Gjithashtu ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj i ka propozuar Këshillit të Ministrave pezullimin nga detyra të prefekti të qarkut Kukësit, Liman Morina deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: