TIRANE- Prokuroria vijon hetimet në kuadër të zbatimit të ligjit të dekriminalizimit. Ndërkohë që ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për heqjen e mandatit të deputetit socialist Vladimir Kosta, pasi nuk ka deklaruar një dënim të vitit 2000 për armëmbajtje pa leje, Prokuroria ka vijuar edhe tej procesin.

Kështu, në zbatim të dekriminalizimit, Prokuroria i ka dërguar EUROPOL-it shenjat e gishtave të katër deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për verifikim.

Bëhet fjalë për deputetin socialist Artan Gaçi, deputetët e PDIU Aqif Rakipi dhe Omer Mamo, si dhe deputetin e pavarur Mhill Fufi.

Pas verifikimit të shenjave të gishtave, priten nga EUROPOL-i dhe INTERPOL-i përgjigjet për këta 4 deputetë. Procesi më pas do të vijojë me verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb