TIRANE- Acarohen ‘gjakrat në Kuvend! Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi ka paralajmëruar sot kryetarin e LSI-së, Ilir Meta, njëherësh kreu i Kuvendit se PS ia ka 71 votat edhe pa aleatin e saj qeverisës për të zgjedhur presidentin e ri të republikës.

Ruçi pohoi se pavarësisht kësaj, PS nuk do të donte kurrsesi që të shkelte mbi moralin e një force politike.

“Duhet të zgjedhim presidentin e vendit nga ky parlament. Ne socialistët i kemi bërë llogaritë tona, që i kemi dhe 71 vota dhe pa LSI. Por unë shpresoj që të mos na detyroni dhe as e marrim përsipër që të shkelet mbi moralin e një forcë politike. PS nuk dëshiron që të zgjedh presidentin me kompromis.”, tha Ruci.

Ruçi nga foltorja e Kuvendit, tha ndër të tjera dhe se kreu i LSI-së, Ilir Meta i kishte kërkuar socialistëve dakordësinë për t’i drejtuar një letër Partive Popullore Europiane.

“Si kryetar i grupit të PS, dua të flas troç. Ne si grup i PS, jemi dakordësuar plotësisht. Sot dogjëm raundin e tretë, edhe pse i kemi votat për ta zgjidhur që në raundin e parë. Dhamë të gjithë kohën e mundshme që kundërshtarët të jepnin një kandidaturë. Nuk erdhën. Zoti kryetar i Kuvendit na kërkuat dakordësinë tonë që ju t’i drejtoheshit me letër PPE, të cilët nuk kanë qenë shumë dashamirëse me ne socialistët. Ne ramë dakord me kërkesën tuaj dhe ju u çuat ftesën atyre, të cilët çuan një zotëri të nderuar. Ai zotëri, u prezantua me status të trefishtë, si zv/President i PPE, si kryetar i komisionit të jashtëm të Parlamentit Europian, edhe si përfaqëues i zyrës së kancelares gjermane. Pra, me pak fjalë ishte ideja vij këtu i mandatar nga tre institucione. Ai erdhi me një gjerman tjetër të familjes socialiste. Ishim bashkë zoti kryetar që ne të PS ramë dakord me platformën e paraqitur nga ai, por si duket ne socialistëve këta ndërkombëtarët na e kanë marrë dorën,” tha Ruçi
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb