VLORE- Turistët dhe qytetarët që kanë zgjedhur të shëtisin në Lungomaren e Vlorës janë tmerruar mbrëmjen e sotme nga të shtënat me armë, prej të cilave raportohet të ketë vdekur një person.

Sipas të dhënave të para nga vendngjarja, gazetari Enrik Mehmeti bën me dije për BalkanWeb se i kanë bërë atentat një personi.

Ai sqaron se është qëlluar me 6 plumba në drejtim të një lokali ku qendronte ulur 36-vjeçari me iniciale M.O që s’ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Policia ka mbërritur në vendngjajre dhe nga momenti në moment pritet të zbardhë më shumë detaje nga krimi i rëndë.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb