Shiu i ka prishur ditën e plazhit pushuesve ditën e sotme. Dhe përveç kësaj, ka shkaktuar kaos rrugëve bregdetare. Pas fillimit të shiut, të gjithë plazhistët janë çuar menjeherë për t’u larguar dhe kjo ka shkaktuar trafik.

Nga zona e plazhit deri në Maminas, ndërkohë që mungon shërbimi i policisë për zgjidhjen e situatës.

Radhë kilometrike janë krijuar edhe në Gjirin e Lalzit, ku rreth 7 km rrugë janë bllokuar. Njerëzit kanë braktisur makinat dhe kanë dalë në rrugë.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb