FIER- Kryeministri Edi Rama ka sheshuar zërat që janë përfolur këto ditët e fundit pas marrëveshjes që lidhi me opozitën, se pas zgjedhjeve mund të ketë një koalicion PS-PD.

Nga Fieri, Rama mohoi këto skenare, ndërsa theksoi se ai që do të vendos se kush do të drejtojë vendin për 4 vite është populli.

“Mos dëgjoni fare ato që do qeverisin bashkë. Ne jemi marrë vesh vetëm për një gjë: Ja sheshi ja mejdani, pastaj do vendos populli se kush do mbajë timonin 4 viteve të ardhshme”, pohoi Rama.

Marrëveshja mes Ramës dhe Bashës u lidh mes 17-18 majit, ndërsa pas kësaj opozita vendosi të ndërpresë protestën dhe t’i bashkohej zgjedhjeve të 25 qershorit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: