TIRANE- Pas letrës publike që kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka dërguar sot Edi Ramës, që ky i fundit të pranonte pa kushte propozimet e paketës ‘McAllister +’, vjen dhe përgjigja e kryeministrit.

Kreu i qeverisë i ka sugjeruar Bashës që të mos flasë në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe mos të përfshijë paketën ‘McAllister’, por të fokusohet tek oferta që ka në tryezë.

“lulzimbasha_al mos fol në emër të SHBA se flasin vetë! Lëri letrat publike, mos u fshih pas McAllister, fokusohu tek oferta që ke në tryezë.”, citohet në reagimin e Ramës në Twitter.

Ditën e sotme, fill pas takimit me ambasadorin e SHBA-ve, kreu i opozitës, Basha i dërgoi një letër publike Ramës, ku i kërkonte që të pranojë pa kushte paketën “McAllister+”. Lideri i PD-së vuri në dijeni kreun e qeverisë se opozita që prej ditës së djeshme në orën 12:00 ka pranuar pa kushte propozimin e integruar të prezantuar si zgjedhje për krizën politike nga Ndihmës ZëvendësSekretari i Shtetit Hoyt Yee. Siç duket përgjigja e Ramës nënkupton se ende nuk jemi në rrugët ku palët të leshojnë pe për zgjidhjen e ngërçit politik të zgjidhet. Pavarësisht se kreu i ekzekutivit pati një takim të dytë me ambasadorin Lu, kjo nuk ka ndikuar që ai të pranojë propozimin e opozitës, ku në paketën ‘McAllister +’ parashikohet dhe shtyrja e zgjedhjeve deri ne 16 korrik, pikë që për Ramën deri tani mbetet e pakthyeshme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: