TIRANE- Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, nga foltorja e Kuvendit i ka lëshuar mesazhe ‘kërcënuese’ kreut të Kuvendit, Ilir Meta, duke kërkuar që nesër të mblidhet konferenca e kryetarëve dhe të zgjidhet Presidenti, në të kundërt ka paralajmëuar futjen e vendit në zgjedhje të parakohshme.

Pavarësisht se theksoi që “PS nuk do të donte kurrsesi që të shkelte mbi moralin e një force politike”, Ruçi e tha prerë: Nëse Presidentin nuk zgjidhet mes PS-LSI, vendi do shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Ju takon juve si forcë politike që jeni vendosur edhe si ndërmjetës dhe keni kaq kohë, se thashë që do flas troç që keni anuar nga pala tjetër, dhe jo të arrini tek pikësynimi që kemi të gjithë. Dua që dhe ju të reflektoni për të mos e mbyllur parlamentin vetëm për hatër të çadrës. Kërkoj që të thirret konferenca e kryetarëve dhe nesër të zgjidhet Presidenti ose përndryshe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme për 45 ditë”, – paralajmëroi kreu i grupit parlamentar të PS-së nga foltorja e Kuvendit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb