TIRANE- Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, aktualisht kreu i PS-së për Tiranën ka reaguar ashpër ndaj LSI-së. Me anë të një statusi në faqen e tij të “Facebook”-ut, Tahiri iu kundërvu nënkryetarit të LSI-së, Luan Rama, pasi ky i fundit sulmoi kryeministrin Rama.

Mes të tjerash Tahiri iu drejtua edhe ish-kryetarit të LSI-së, Ilir Meta, ndërsa shtoi se: “Lukunia e tërbuar të nxirret jashtë qeverisë”.

MESAZHI I TAHIRIT
Nuk zhgenjeu as sot Luan Rama! Lexoi nje fleterrufe flake e zjarr kunder Edi Rames ne emer te LSI, Levizjes Socialiste per Interes! Ai konfirmoi se Presidenti i sapozgjedhur me te gjitha votat tona, tani po ben me ore te plota detyren e kryetarit te partise. Ilir Meta sot President eshte rizhytur si kryetar partie ne politiken e sharjeve e shpifjeve, pas 8 vjetesh qe si kryetar partie bente Presidentin e qetesise dhe dashurise!
Se si u katandis Ilir Meta ne nje kopje te kohes kur beri LSI kunder PS dhe cfare i thoshte cakerdia mendore i’a nxirrte gjuha, kjo eshte histori me vete.

Por qe te dali sot LSI-ja e t’i beje PS-se gjyqin pas kater vjetesh qe vetem ka fituar ne imazh nga aleanca me PS-ne dhe s’ka dhene absolutisht asnje vlere te shtuar ne qeverisje pervec votave per reformat ne parlament, kjo eshte te vesh duart ne koke, dhe është pak!
Se ccfarë kërkon akoma Ilir Meta dhe partia e tij familjare nga Partia Socialiste, qe e lau, e shplau, e thau, e hekurosi, e beri edhe kryetar shteti, kete nuk ka njeri te arsyeshem qe e shpjegon dot.
Se me cfare morali, logjike, kurajoje apo thjesht llogarie, Ilir Meta eshte rishfaqur si prijes i nje lukunie te terbuar qe vetem shan PS-ne, kete nuk e gjen dot askush qe ka nje sens njerezor, qytetar apo politik.

Por nje gje eshte e sigurte sidoqofte: LSI e meriton plotesisht te shkarkohet nga cdo pergjegjesi qeverisese. Kete duhet ta beje populli ne 25 qershor dhe per kete duhet te votojne edhe ata qe LSI i mban akoma ne rresht ne administrate me genjeshtren qe do jete perseri ne pushtet.
Po nuk eshte e qarte, tani eshte! Askush nuk duhet ta besoje kete perralle dhe askujt qe do te abuzoje me zyren e tij per te cuar votat tek LSI-ja, nuk do t’i harrohet sherbimi i paligjshem per nje parti qe eshte mesuar vetem te fitoje, jo duke fituar vete po duke perfituar nga nevoja e te medhenjve per votat e te tretit te vertetit! LSI-ja mund te jete prape e treta, po tanime e verteta eshte e qarte dhe nuk eshte LSI-ja. Boll! Mjaft me!
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb