VLORË- Policia Kufitare në Vlorë godet një tjetër rast trafikimi të lëndëve narkotike, e mbetur në tentativë. Plot 368 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva janë sekuestruar në Gjirin e Karaburunit.

Më datë 17.04.2017, në bazë të një informacioni paraprak të marrë, se në Gjirin e Karaburunit dyshohet se ndodheshin disa pako me lëndë narkotike, menjëherë u organizua puna dhe pas verifikimit të informacionit, shërbimet konstatuan 2 pako me lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva në bregdetit e zonës së quajtur “Shën Jani”.

Në bashkëpunim me DVP Vlorë, Delta Force dhe Guardia di Finanza filloi krehja e zonës ujore dhe tokësore dhe pas këtyre kërkimeve rreth 700 m larg nga bregu i detit, në ujë u gjetën edhe 22 pako të tjera të madhësive të ndryshme ku brenda përmbanin lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Në total, 24 pako me peshë prej 368 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale nga DVP Vlorë. Vazhdojnë hetimet për kapjen e autorëve përgjegjës në lidhje me këtë ngjarje.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: