DURRES- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Rrushkull të Durrësit, ku pas një sherri me armë të ftohta, dy persona kanë mbetur të vdekur dhe një i plagosur. “BalkanWeb” mëson se në sherrin me thika u përfshinë tre persona. Fillimisht u raportua për një të vdekur, por pak minuta më vonë në spital humbi jetën edhe i plagosuri Yzedin Shallari rreth 60 vjeç nga Përmeti.

Pas sherrit, të tre personat që kanë marrë plagë me thikë janë transportuar në spital, por dy prej tyre, Lulëzim Qeme rreth 40 vjeç dhe Yzedin Shallari nuk kanë mundur të mbijetojnë. I plagosur ka mbetur shtetasi Eduard Xhaferri rreth 50 vjeç. “BalkanWeb” mëson se viktima e parë Lulzim Qeme ishte me probleme të shëndetit mendor dhe se ishte punësuar në rezervat për ta ndihmuar nga gjendja ekonomike.

Informacion paraprak
Ora 15:00- Më datë 23.05.2017, rreth orës 13:20, jemi njoftuar nga urgjenca e Spitalit  Rajonal Durrës se kanë shkuar të plagosur dy shtetas.

Menjëherë shkuan në Spital Efektivet e Policisë, të cilët konstatuan se ishin plagosur me  mjet prerës thikë, shtetasit Y. Sh., rreth 60 vjeç dhe E. Xh. , rreth 50 vjeç.

Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se në fshatin Rrushkull, shtetasit e mësipërm janë konfliktuar me shtetasin L.Q.

Konflikti ka qenë i çastit dhe ka ndodhur për motive të dobëta, ku shtetasit e mësipërm janë goditur me mjet prerës (thikë) me njëri-tjetrin.

Për pasojë shtetasi L.Q. ka ndërruar jetë, ndërsa dy shtetasit e tjerë u transportuan në Spitalin Rajonal Durrës, ndërsa njëri prej tyre Yzedin Shallari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra, duke e çuar në dy numin e viktimave. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(ed.me/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: