ANGLI- Paniku dhe tmerri është ende prezent në Britaninë e Madhe pasi një kamikaz hodhi veten në erë në fund të koncertit të këngëtares amerikane Ariana Grande në Manchester Arena, duke shkaktuar vdekjen e 22 personave, mes tyre edhe fëmijë.

Ndërsa policia konfirmon se kamikazi që hodhi veten në erë u identifikua si Salman Abedi, 22 vjeç me origjinë nga Libia, i njohur nga autoritetet britanike. Sipas Daily Mail, autoritetet angleze kanë bastisur sot shtëpinë e kamikazit, pas zbulimit të identitetit të tij.
40B18E7100000578-4531940-image-a-13_1495528300894
Sakaq është arrestuar edhe një tjetër 23 vjeçar në jug të Manchesterit i dyshuar për lidhje me sulmin e së hënës mbrëma, por identiteti i tij nuk bëhet ende i ditur.


Polica ka arritur të identifikojë deri më tani edhe tre nga 22 viktimat e sulmit të përgjakshëm, njëra prej tyre studente në kolegj 18-vjeçarja Georgina Callander, nxënësja 8 vjeçe Saffie Roussos dhe një 26-vjeçar i identifikuar si John Atkinson.

Autoritetet kanë zbuluar gjithashtu se bomba me të cilën u hodh në erë kamikaze kishte gozhda në brendësi të sajm në mënyrë që nga shpërthimi të shkaktonte sa më shuëm viktima. Kujtojmë se nga shpërthimi kanë mbetur 120 persona të plagosur, që kishin shkuar në një nga stadiumet më të mëdha në Europë siç është Machester Arena, me një kapacitet prej 21 mijë vendesh.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb