TIRANË- Kryeministri, Edi Rama ka firmosur shkarkimin e dy drejtorëve teknikë të emëruar pas marrëveshjes mes tij dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Kështu sot është shkarkuar drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Arjan Hoxha dhe është emëruar deputeti në detyrë i PS-së Arben Çuko.

Ndërkohë është shkarkuar edhe kreu i Hipotekës Arjan Bylykbashi dhe në vend të tij është emëruar Blerina Doraci.

Disa nga institucionet më të rëndësishme në vend u drejtuan nga drejtorë të propozuar nga Basha në marrëveshjen e 18 majit me kryeministrin Rama.

Pak ditë më parë, i pyetur për largimin e ministrave dhe drejtorëve të PD-së pas fitores së zgjedhjeve të 25 qershorit nga PS, kryeministri Rama tha se pret që ata të largohen vetë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb