TIRANE–  Pas zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare dhe fitores së PS, duket se ka marrë fund edhe marrëveshja e 18 majit Rama-Basha, përmes së cilës u zgjidh ngërçi politik.

Këshilli Mbikëqyrës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike mori sot vendimin për lirimin e Haki Mustafës nga detyra e administratorit të shoqërisë OSHEE sh.a, i cili ishte propozuar nga PD si pjesë e marrëveshjes Rama-Basha të 18 majit.

Gjithashtu po me vendim të Këshillit Mbikëqyrës, Adrian Çela u emërua në detyrën e administratorit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), detyrë që e mbante para marrëveshjes Rama-Basha.

Vendimi i Këshillit Mbikëqyrës të OSHEE:
Këshilli Mbikëqyrës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) mori sot vendimin për lirimin e z.Haki Mustafa nga detyra e administratorit të shoqërisë OSHEE sh.a. Po me vendim të Këshillit Mbikëqyrës, z. Adrian Çela u emërua në detyrën e administratorit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE).

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: