SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës, ku kanë mbetur të plagosur tre persona.

Sipas të dhënave të para, mësohet se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, ku ka pasur të shtëna me armë nga një makinë jeshile, sipas dëshmitarëve.

Dy persona u tha fillimisht se kanë qëlluar nga makina në drejtim të një çifti, djalit Doni Lisi dhe vajzës Elona Çurku. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe kalimtari i rastit, Enrik Prenushi. Dyshohet se shënjestra ka qenë i riu Doni Lisia.

Gazetari Senad Nikshiqi raportoi për “BalkanWeb” se djali ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa vajza ka marrë plagë të lehta. Mësohet se Lisi ka qenë duke shkuar për të takuar vajzën Elona Çurku kur është qëlluar nga një makinë.

Policia ka ngritur postblloqe të shumta në Shkodër, për kapjen e autorëve. Një grup hetimor është ngritur për zbardhjen e ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: