VLORË- Rruga drejt Jugut nga Vlora është bllokuar pas shkëputjes së një shkëmbi në vendin e quajtur “Kalaja”, ndërsa rrezikon të ketë shembje të tjera.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë njofton se në vendin e quajtur “Kalaja”, është shkëputur një masë shkëmbi dhe ka mundësi të vazhdojnë të shkëputen të tjera.

vlore-shkeputet-shkembi

Momentalisht policia për elementë sigurie ka marrë masa për bllokimin e qarkullimit të automjeteve në të dyja akset e rrugës Vlorë-Orikum.

Luten të gjithë udhëtarët me automjet të mos vazhdojnë të qarkullojnë në aksin rrugor të Ujit të ftohtë drejtim Orikumit, ashtu edhe drejtuesit e mjeteve që vinë nga Orikumi drejtim qytetit të Vlorës. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: