VLORË- Dy peshkatarë janë mbytur në ujërat e lumit Vjosë. Lorenc Doko, 32 vjeç, nga fshati Dellinj dhe Elson Kerri, 37 vjeç, nga fshati Delisuf kanë dalë mbrëmjen e kaluar për të hedhur rrjetat në grykëderdhjen e Vjosës dhe që prej atij momenti humbën kontaktet me familjarët.
Dy burrat kishin dalë në grykëderdhjen e Vjosës me një varkë të vogël, nga po hidhnin rrjetat për të peshkuar.
Peshkatarët e tjerë kanë parë momentin kur ata ranë në ujërat e Vlorës dhe menjëherë sinjalizuan policinë.
Policia dhe polumbarët nisën operacionin e kërkimit dhe pas disa minutave kanë gjetur në afërsi të grykëderdhjes së Vjosës trupin e pajetë të 37-vjeçarit Elson Kerri. Po ashtu, pas disa momentesh polumbarët e Forcës Detare nxorrën edhe trupin e 32-vjeçarit Lorenc Doko.
(m.k/BalkanWeb)