MALESI E MADHE– Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Malësinë e Madhe. Mësohet se një mjet i parkuar ka shpërthyer me lëndë eksplozive, ndërsa nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Dyshohet se mjeti me targë SH7692C që ka shpërthyer me lëndë eksplozive është në pronësi të Sokol Gobeti, 50 vjeç, me detyrë punonjës policie në doganën e Hanit të Hotit.

Mjeti ka shpërthyer teksa ishte i parkuar para banesës ne fshatin Pjetroshan, ndërsa nuk dihen ende motivet dhe shkaqet. Forca police kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb