TIRANË – Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Shpërthimi ka ndodhur pranë Prokurorisë së Përgjithshme në Tiranë.

Sipas burimeve të “Balkanweb” shpërthimi mendohet të ketë ndodhur me lëndë shpëthyese në një automjet të parkuar pranë Prokurorisë. Shpërthimi ka ndodhur në pjesën e pasme të makinës tip Smart ka  që ka qenë i parkuar në një rrugicë prapa prokurorisë te një pallat 17-katësh.

Nuk raportohet të ketë lënduar nga shpëthimi. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Informacioni paraprak i Policisë:

Njoftohemi se në zonën e njohur si “nëntë katëshet”, ka ndodhur një shpërthim , ku si pasojë ka pësuar dëmtime një automjet tip “Smart” në pronësi të shtetases B.A . Automjeti ka qenë i parkuar, dhe dyshohet të jetë dëmtuar nga vendosja e një sasi e vogël lënde eksploziv. Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar vetëm dëme materiale. Policia ndodhet në vendngjarje.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: