DURRËS – Një shpërthim ka ndodhur në mesnatë në qytetin e Durrësit. Sipas raportimeve të para, shpërthimi ka ndodhur me eksploziv para një banese.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 15 në Porto Romano. Nga shpërthimi i eksplozivit në banesën 3-katëshe, ku kati i parë ishte lokal, ka vetëm dëme materiale.

Banesa është në pronësi të Fetah Mataj, i cili është me precedentë penalë. Sipas policisë ai ka bërë 10 vite burg.

Njoftimi i policisë

Durrës, më 09.05.2017. Më datë 08.05.2017, rreth orës 24:00, në lagjen Nr.15 Durrës, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse artizanale në lokalin në pronësi të shtetasit F. M. 35 vjeç. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Shkatërrimi I pronës me eksploziv” parashikuar në nenin 152 të Kodit Penal.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: