GREQI- Një shtetas shqiptar mësohet se i ka dhënë fund jetës në një dhomë paraburgimi në Greqi.

Sipas Zougla.gr, shqiptari që ka kryer krimin e rëndë është rreth 54-vjeç dhe ishte arrestuar për shak se i kishte mbaruar leja e qëndrimit në shtetin fqinj.

Referuar burimeve të policisë greke, autoritetet e kanë gjetur të varur në stacionin e policisë në Kissammos në ishullin e Kretës pas orës 1 të natës.
Capture
Policia greke bën me dije se shqiptari për t’u varur kishte përdorur një copë ♪5arçafi të cilën e kishte lidhur në kangjellat e dritares së burgut.

Trupi i tij u dërgua në morgun e spitalit të qytetit Hania të Kretës për ekzaminim ligjor ndërsa pritet që policia greke të japë më shumë detaje rreth rastit të rëndë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb