Plot 9 tërmete kanë prekur sot vendin tonë që prej orëve të para të ditës. Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb” nga Instituti i Gjeoshkencave. Ndonëse të parët kanë qenë më të lehtë, me kalimin e orëve intensiteti i lëkundjeve ka ardhur duke u rritur. Tërmeti më i fortë ka qenë ai i orës 12:35.

Mësohet se lëkundja e parë është ndjerë në orën 02:17 të mëngjesit me magnitudë 2 i shkallës Rihter. Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë rreth 10 km nga Ballshi.

I dyti ka rënë rreth 4 orë më pas, në 06:08 me epiqendër në fshatin Vinjoll të Burreli dhe magnidutë 2.2. Po kështu edhe 5 goditje të mëpasshme.

E treta ka rënë rreth orës 06:39 sërish 9 km në Juglindje të fshatit Vinjoll në Burrel me magnitudë 2.3 ballë.

“BalkanWeb” mëson se lëkundja e katërt ka rënë në orën 08:04, 6 km në Verilindje të Bulqizës me thellësi rreth 19 km dhe me magnitudë 2.5.

Tërmeti i pestë është ndjerë në orën 08:50, sërish në Vinjoll të Burrelit me magnidutë 2.3 dhe thellësi 1 km.

Tërmeti i gjashtë ka rënë në orën 10:16, 10 km në Veriperëndim të Bulqizës me magnitudë 2.9 ballë dhe thellësi 1 km.

Ndërsa i shtati ka rënë në orë 10:30 rreth 13 km në Veriperëndim të Bulqizës ose 39 km në Verilindje të Tiranës, më i fortë se të mëparshmit, me magnitudë 4.4 i shkallës Rihter dhe thellësi 2 km.

Tërmeti i tetë ka qenë në orën 10:36 me magnitudë 2.8 dhe epiqendër 7 km në Veri-Perëndim të Bulqizës.

Tërmeti i nëntë dhe ka qenë ai i orës 12:31 që është ndjerë në disa qytete të Shqipërisë, me magnitudë 3.2. Epiqendra e tërmetit 9 km nga Bulqiza, 24 km nga Peshkopia. Tërmeti është ndjerë në Tiranë, Elbasan, Dibër, Bulqizë.

TËRMETET QË RANË SOT NË SHQIPËRI, EPIQENDRAT DHE MAGNITUDAT
Tërmeti i parë
Ora: 02:17:24
Magnituda 2
Epiqendra: 10 km në Perëndim të Ballshit

Tërmeti i dytë
Ora: 06:08:00
Magniduta 2.2
Epiqenda: Vinjoll Burrel

Tërmeti i tretë
Ora: 06:39:10
Magnituda 2.3
Epiqendra: 9 km Jug-Lindje të Vinjoll, Burrel

Tërmeti i katërt
Ora: 08:04:50
Magnituda: 2.5
Epiqendra: 6 km në Veri-Lindje të Bulqizës

Tërmeti i pestë
Ora: 08:50:40
Magnituda: 2.3 ballë
Epiqendra: Vinjoll, Burrel

Tërmeti i gjashtë
Ora: 10:16:22
Magnituda: 2.9
Epiqendra: 10 km në Veri-Perëndim të Bulqizës

Tërmeti i shtatë
Ora: 10:30:59
Magnituda: 4.4
Epiqendra: 13 KM në Veri-Perëndim të Bulqizës. 39 Km Veri-Lindje të Tiranës

Tërmeti i tetë
Ora: 10:36:13
Magnituda: 2.8
Epiqendra: 7 km në Veri-Perëndim të Bulqizës

Tërmeti i nëntë
Ora: 12:35:19
Magnituda: 3.2
Epiqendra: Fshatin Vinjollë, bashkia Mat, 12 km Veri-Perëndim të Bulqizës

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: