Partia Demokratike nuk ka mundur të dorëzojë në kohë listat e kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Afati zyrtar i dorëzimit të listave ishte ora 00:00, por përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso është drejtuar për në KQZ në orën 00:50.
Prej disa orësh, në selinë e PD, u zhvilluan takime të shumta nga kryetari Basha dhe aleatët e tij, ku janë përcaktuar dhe disa nga pozicionet e tyre në listat e PD.

Një ditë më parë, PD dorëzoi në KQZ kërkesën për t’u regjistruar si subjekt për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 25 qershorit dhe për ato në Kavajë, pas marrëveshjes së arritur me kryeministrin Rama.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: