LEZHË – Një sherr mes një polici dhe një shoferi ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Lezhës i cili ka përshkallëzuar më tej.

Sipas raportimeve polici ka ndaluar automjetin dhe i ka kërkuar shoferit dokumentet. Ky i fundit ka refuzuar dhe këtu ka nisur konflikti mes të dyve.

Madje dyshohet se polici ka qëlluar me armë drejt mjetit me qëllim ndalimin.

Në sherr më pas janë përsfhirë edhe 2 pasagjerët që ndodheshin në automjet, ndërkohë që polici njoftoi patrullën.

Shoferi dhe dy pasagjerët u shoqëruan në polici. Ende nuk dihet shkaku i mosndalimit të tyre pas thirrjes së policit.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: