SHKUP– Kaos në Kuvendin e Maqedonisë. Fill pas zgjedhjes në krye të Kuvendit maqedonas të shqiptarit Talat Xhaferi, qytetarët kanë kundërshtuar fortë vendimin, duke u hedhur në protestë.
5-117-620x330
Turma të mëdha njerëzisht kanë hyrë me forcë në sallën e parlamentit dhe kanë sulmuar aty deputetët. Nga pamjet filmike që transmetojnë mediat maqedonase, shihet kaosi që është krijuar në sallën e Kuvendit, mes të cilëve duket i gjakosur dhe Zoran Zaev, kandidat për kryeministër. Protestuesit, mbështetës të Gruevskit, kanë goditur me sende të forta dhe kanë hedhur karrige ndaj deputetëve të LSDM-së, ku mbeti i plagosur Zoran Zaevi dhe Damian Mançevski. Protestuesit maqedonas janë futur tashmë në sallën e Parlamentit dhe po mbajnë fjalime.
Policia nuk duket askund, ata kanë ikur madje edhe nga Parlamenti, dhe po shohin se çfarë po ndodh duke mos marrë asnjë aksion për lirimin e këtij institucioni i pushtuar nga huliganët maqedonas. Mediat raportojnë se tashmë deputetë e shumicës parlamentare në Kuvend janë sulmuar fizikisht nga protestuesit të cilët bëjnë thirrje që të përdoret dhunë me sende të ndryshme. Në rrezik janë edhe gazetarët që gjenden aty brenda. zahev me gjak

XHAFERI: NUK KA NEVOJË PËR PANIK
Nuk nevojë për panik, kështu deklaroi kryeparlamentari i sapo zgjedhur, Talat Xhaferi, në një linjë telefonike për Alsat-M.

“Nuk jemi të bllokuar thjesht qëndrojmë këtu, nuk ka të bëjë me bllokimin. Ky qëndrim është i paraparë të jenë kështu në këto situata. Nuk ka nevojë për shqetësim”, deklaroi Xhaferi.

Ndërkohë Zaev përsëri ka kërkuar të ruhet gjakftohtësia. Në seancë sot nuk ishte i pranishëm kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.
vijon…

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: