KORÇË – Policia ka arritur të parandalojë një ngjarje të rëndë ditën e sotme në Korçë. 26-vjeçarja Vjollca Shkëmbi ka tentuar të vrasë me sëpatë bashkëjetuesin e saj, megjithatë është neutralizuar në kohë nga policia.

“Më datë 04.05.2017, në numrin 129 të Policisë, ka telefonuar një shtetase e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi në fshatin Pojan, në banesën e shtetases të mësipërme kishte një konflikt. Menjëherë pas marrjes të kësaj telefonate janë njoftuar shërbimet e Policisë, të cilat janë paraqitur në vendngjarje,” shkruhet në njoftimin e policisë.

Vjollca Shkëmbi, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet të mprehtë (sopatë), bashkëjetuesin e saj shtetasin N.K, 44 vjeç, banues në Maliq, të cilit i ka shkaktuar plagë të lehta në trup. Pas mjekimit të marrë në Spital ky i fundit është larguar në banesë.

Në cilësinë e provës materiale në banesë u gjet dhe sekuestrua mjeti me të cilin është goditur N.K. Materialet për hetime të mëtjeshme i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: