SHKODER- Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Shkodër, ku një i moshuar ka rënë nga pallati duke gjetur vdekjen. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Sahati’ i Shkodrës.

Gazetari i ‘News24’ Senad Nikshiqi raporton për ‘BalkanWeb’ se i moshuari, Kasem Sula, 84 vjec ka rënë nga pallati në tarracën e një dyqani. Nga të dhënat paraprake, raportohet se i moshuari ka rënë rreth orës 02:00 të mesnatës. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë policia po heton.

NJOFTIMI I POLICISE
Ne oren 08:15, ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në lagjen ‘Vasil Shanto’ Shkodër, shtetasi K. S. 84 vjeç ka rënë nga kati i pestë i pallatit duke rënë në një soletë të katit të parë, ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nga informacionet paraprake mesohet se jetonte në shtëpi vetëm me bashkëshorten e cila ka deklaruar se vuante nga problemet mendore.

Menjëherë ne vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku po kryejn veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb