VLORË- Ka rinisur pas më shumë se 3 orësh qarkullimi në aksin Vlorë-Orikum, i cili u bllokua për shkak të rënies së disa masivëve shkëmborë nga skarpatet anësore të kësaj rruge.

zhbllokohet rruga ne vlore 2

Kanë qenë forcat xheniere ato që kanë larguar shkëmbinjtë nga traseja e rrugës dhe më pas kanë dhënë garanci për lëvizjen, pasi policia njoftoi se mund të kishte shembje të tjera.
Sipas forcave xheniere nuk ka më rrezik për rrëshqitje të tjera në rrugë dhe rënie të gurëve.

Për më shumë se 2 orë mijëra udhëtarë që lëviznin në të dy kahet e rrugës janë detyruar të presin, duke krijuar radhë kilometrike.

zhbllokohet rruga ne vlore 4

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: