DURRËS- Një 52-vjeçar ka humbur jetën sot në Durrës, pasi mbeti i plagosur gjatë një sherri me bashkëfshatarin e tij.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 09:40, në fshatin Jubë, Sukth, ku shtetasi Asti Mici, 57 vjeç, për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta, në pjesën e sipërme të këmbës shtetasin Ludovik Lala, 52 vjeç.

52-vjeçari fatkeqësisht ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës. Nuk dihen ende motivet e krimit dhe se si ka ndërruar jetë 52-vjeçari nga goditjet në këmbë. Autori është shoqëruar në polici.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: