TIRANE– Mjeku anestezist Tefik Zhurda, i cili tentoi vetëvrasje pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën 16-vjeçarja Blerta Pepa gjatë një operacioni, është dërguar për mjekim të specializuar në Itali.

‘BalkanWeb’ mëson se gjendja e mjekut është e rëndë dhe ende e pandryshuar, ndërsa ai është transferuar në spitalin e Peruxhias. Zhurda pas vdekjes së vajzës pas operacionit në një spital privat, në gjendje shoku mori një dozë të madhe anestezie për t’u vetëvrarë. Po ashtu, bëhet e ditur se anestezisti shoqërohet në Itali nga bashkëshortja e tij dhe vajza.

Blerta Pepa
Blerta Pepa

NGJARJA
Ngjarja e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik ndodhi më 16 maj, ku 16-vjeccarja Blerta Pepa humbi jetën në sallën e operacionit pas një ndërhyrje kirurgjikale në gju. Bazuar në autopsinë që iu krye trupit të vajzës si shkak për vdekjen është përcaktuar komplikacioni i quajtur hipertemia malinje.

Sipas kartelës mjekësore të sekuestruar nga policia pacientes i është kryer çdo shërbim i parashikuar nga protokolli mjekësor. Pas komplikacionit të hipertermisë i është injektuar Dantrolen por ai nuk ka dhënë efekt. Nisur nga këto të dhëna policia ka referuar materialet në prokurori ndaj 3 mjekëve që asistuan në operacion. Po hetohen në gjendje të lirë mjeku anestezist Tefik Zhurda si edhe dy mjete mjekët qe kryen ndërhyrjen.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb