Legjenda e kinematografisë, Roger Moore, i njohur për rolin e tij si James Bond ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 89-vjeçare si pasojë e sëmundjes së kancerit. Lajmin e bënë të ditur fëmijët e tij në “Twitter”.

40B44E6B00000578-4534058-image-m-116_1495546198852
Sipas familjes aktori kurohej në një klinikë në Zvicër, aty ku humbi edhe betejën me kancerin. Në një mesazh të shpërndarë familja njofton se: “Me zemër të coptuar njoftojmë se babai ynë i dashur, Roger Moore ka ndërruar jetë sot në Zvicër pas një beteje të shkurtër me kancerin. Dashuria me të cilën na ka rrethuar në ditët e tij të fundit ishte kaq e madhe sa nuk mund të përshkruhet me fjalë”,- thuhet në mesazhin e tyre.

Familja e yllit të kinematografisë deklaroi gjithashtu se funerali i tij do të zhvillohet në Monako, ku ai jetonte me gruan e katërt Kristina Tholstrup.

Eoger Moore jetoi për një kohë që gjatë në Gstaad, kanton i Bernës, ku jetonin shumë emra të njohur para se të zhevndosej në kantonin e Valais, në Crans Montana.

Model i xhentëllmenit anglez, Roger Moore u bë i njohur nga seriali televiziv “Le Saint” dhe kryesisht nga James Bond. Ai mishëroi 007 në shtatë filma, nga “Live and Let Die” në 1973 deri tek “A view to a kill”.

I lindur më 14 tetor 1927 në jug të Londrës nga një baba polic dhe një mama shtëpiake, ai vlerësoi se rolin më të madh e kishte mbajtur për llogari të UNICEF, Fondi i fëmijëve të OKB-së.

Emëruar ambasador i vullnetit të mirë nga UNICEF në vitin 1991, që prej asaj kohë ai udhëtoi në mbarë botën.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb